Salianji: Dosja “339” provon që Dako komunikon me trafikantë

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ervin Slianji, deputet i PD: “Dosja 339 ka faktuar përtej çdo dyshimi se Vangjush Dako, në bashkëpunim me bandën e Abdylajve ka kryer krim elektoral të blerjes së votave në qarkun e Durrësit. Përgjimet e dosjes 339, një prej të cilave daton në shkurt të vitit 2017, provuan se Vangjush Dako ka qenë në komunikim të vzahdueshëm me trafikantët ndërkombëtarë të drogës para, gjatë dhe as zgjedhjeve. Duke i shkëmbyer më pasuri, pushtet dhe favore votat e blera për pushtetin ilegjitim të Edi Ramës. Duke u angazhuar në zgjedhje, krimi përfiton në mënyrë të drejtpërdrejtë vijimin e aktivitetit kriminal të pashqetësuar nga shteti. Kjo provohet kur një anëtar i bandës i kërkon Vangjush Dakos të ndërhyjë për të larguar FNSH-në, kjo e faktuar edhe për publikun nëpërmjet përgjimeve të bëra nga prokuroria. Krimi përfiton favorë në zyrat e shtetit, leje e licensa publike, regjistrime pronash të paluajtshme njësoj siç ka ndodhur në Durrës. Faktet e krimit elektoral të Vangjush Dakos janë të qarta dhe për këtë krim ai sot duhet të jetë në burg. Vangjush Dako duhet të arrestohet menjëherë dhe pa vonesë. Çdo ditë në liri ai shkatërron dhe manipulon provat, manipulon dëshmitarë i ndihmuar plotësisht nga kryeministri Edi Rama.”

Zjarr Tv Ad