Salianji flet me bindje: Kuvendi Kombëtar do të kalojë në filtrat e partisë, edhe nëse mblidhet Basha do të jetë sërish kreu i PD-së

0
77
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka folur për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD, i cili është paralajmëruar nga Berisha që do të mblidhet më 11 Dhjetor.  Salinaji tha me bindje se edhe nëse mblidhet Kuvendi për ndryshimet statutore, do të kalojë në filtrat e partisë. Sipas tij edhe po të sigurohen firmat nga anëtarët, Lulzim Basha do të jetë sërish kreu i Partisë Demokratike.

Salinaji: Kuvendi ka filtra në të cilat kalon. Nuk funksiononin kështu sepse ka disa element që duhet të funksionojnë. Nëse mundet që ¼ të mund të thërrasë kuvendin, duhet të kalojë në filtrate e Partisë dhe ka një kërkesë. Nëse kemi kërkesë për ndryshim statuor, vjen kërkesa, kalon tek komisioni dhe pastaj tek këshilli.

Kreu i partisë është zgjedhur me 75 mijë anëtarë. Dhe nëse mblidhet kuvendi dhe kalon në filtra prap kreu i PD-së mbetet Basha. Këtu nuk ka debate të lindura për shkak të vendimarrjeve se Berisha është bashkëpërgjegjës po aq sa Basha, ose më shumë përgjatë 8 viteve.

Zjarr Tv Ad