Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Deputeti demokrat, Ervin Salianji, ka risjellë me anë të një postimi në Facebook, premtimin e kryeministrit Edi Rama, për dy satelitët që Shqipëria do të kishte në hapësirë.
Ai thotë me ironi se: “Në këtë muaj kur duhet të ishin në hapësirë dy satelitët që do të bënin namin, në qiell kanë fluturuar çmimet e shportës dhe nafta!”.
“Edi Rama premtoi solemnisht se këtë Mars dhe Qershor do të ngrintë në hapësirë dy satelitët shqiptarë dhe na ftoi të mos qeshnim me premtimin e tij!
Në këtë muaj kur duhet të ishin në hapësirë dy satelitët që do të bënin namin, në qiell kanë fluturuar çmimet e shportës dhe nafta! Sot më shumë se çdo herë tjetër qytetarët kanë nevojë për ndihmën e qeverisë jo për qeveri që fluturon me satelitë”, shkruan Salianji.