Salianji injoron kandidatët e Komisionit të Rithemelimit: Nuk kanë asnjë peshë politike, ne fitojmë në të gjitha bashkitë

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PD Ervin Salianji foli mbrëmjen e djeshme për zgjedhjet e 6 marsit në 6 bashki të vendit. Ai u shpreh se kandidatët e Rimthemelimit kanë pranuar garën vetëm për të dëmtuar PD dhe për t’i shërbyer kryeministrit Edi Rama. Sipas tij PD do të fitojë të gjitha bashkitë, pasi kandidatët e Berishës nuk kanë asnjë peshë politike.

Salianji: Ka vetëm një PD. Ky diskutimi që ka dy PD është i vazhdueshëm. Por ka një opozitë dhe një qëndrim.Por nuk më vjen mirë që një pjesë e foltores mbrohet nga Rama. PS nuk ka ndonjë vështirësi sepse ka të njëjtët banditë që kontrollojnë zonat. PD, duke marrë antëtarët e Kryesië, kanë kaluar në kryesinë e PD të degëve. Jo në një mënyrë autoritare si në kohën e Berishës, por për të kaluar në të gjitha etapat kolegjiale. Mua më duket se qartazi ka patur një ndikim nga lideri historik. Tani ne do të jemi me më shumë zë e peshë. Unë besoj se po ecën mirë.

Fushata janë të përqendruart te kandidati, do të jenë në gareë vetëm kandidatët. Këto nuk janë zgjedhje thellësisht politike, nuk shih se ka kundërshtarë, pjesë të tjera PD. Në Shkodër dhe Durrës kandidatët e Rithemelimit kanë hyrë për të dëmtuar PD. Nuk më vjen mirë që pranimi i tyre për të dëmtuar PD, por ne këto do ti zgjidhim me njëri-tjetrin këto jo për të dëmtuar PD, cdo votë për ta i shërben Ramës. Këta kandidatë që kanë pranuar janë kështu: “Unë le të digjem por hiqja vëllait”.Kjo është një garë me Edi Ramën dhe regjimin e tij. Kandidatë të tillë nuk kanë shanse që të jenë fitues.

Pyetje: Nëse kandidatët e Berishës marrin më shumë vota?

Salianji: Nuk ka një parti të Berishës, nuk ka kandidatura të tij. Nuk as koalicion se nuk ka parti.Në Shkodër do të fitojë PD si në të gjithë bashkitë e tjera. Ka një masë votash që kanë krijuar parti që kanë qenë të fortë në kohën e tij.

Zjarr Tv Ad