Salianji ironizon mbështetësit e Berishës: Ky Kuvend ndrin, ata janë mbledhur në qoftore dhe bilardo

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka mbajtur fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar të PD-së të thirrur nga Lulzim Basha.

Salianji ka ironizuar mbështetësit e Sali Berishës që janë duke votuar në referendumin për shkarkimin e Bashës duke thënë se janë mbledhur në qofte dhe bilardo. Ndërsa “ky Kuvend ndrin”, tha ai.

Salianji tha se Kuvendi i PD përkon me një betejë mes Lindjes dhe Perëndimit që po zhvillohet në vendin tonë.

“Në njërën anë ky kuvend ndrinte, ndërsa në anën tjetër jepeshin pamje të njerëzve në qoftore apo bilardo. Ky Kuvend është një një moment kritik, por momente të tilla janë të pashmangshme për PD. Ky moment është kulmor, ky Kuvend zhvillohet në një moment historit dhe vendimtar për Shqipërinë, në një përplasje të qartë mes Lindjes dhe Perëndimit”, u shpreh Salianji.

Zjarr Tv Ad