Deputeti i PD-së Ervin Salianji është shprehur se ndërtimet e fundit që janë bërë në Korçë janë klienteliste.
I ftuar në emisionin “Rinon” në Euronews Albania ai u shpreh tha se ndërtimet bëhen për t’i dhënë mundësi klientëve lokalë të PS për të ndërtuar hotele. Ndër të tjera ai theksoi se PD herë pas here i ka ngritur si shqetësim ndërtimet pa leje.
“Ndërhyrjet apo shqetësimet që ka shprehur PD apo opozita në lidhje me ndërtimet. Kulla në Korçë nuk ka vlerë dhe nuk ka lidhje me pjesën tjetër që e karakterizon qytetin e Korçës. Nuk është mungesë vizioni, aty është bërë për një qëllim politik më shumë se sa vizioni. Pjesa tjetër është bërë për qëllime klienteliste për t’i dhënë mundësi klientëve lokalë të PS, njerëz të cilët kontrollojnq pjesën më të rëndësishme apo drejtimin e PS në atë zonë, për t’iu dhënë mundësi për të ndërtuar hotele. Është më shumë një marrëdhënie klienteliste se sa një mungesë vizioni.”- tha Salianji.