Teksa kryeministri Edi Rama vijon turin e takimeve në juglindje të vendit, qytetarët dhe simpatizantë të opozitës janë grumbulluar në aksin Korçe-Bilisht, ndërsa do të synojnë bllokimin eskortën e Ramës.
Në mbështetje të qytetarëve janë edhe tre ish-deputetët e opozitës, Ervin Salianjim Klevis Balliu nga radhët e PD dhe Endrit Braimllari nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Gazetarja e “BalkanWeb” Lorena Kodra raporton se forca të shumta policie ndodhen në aksin Korçë-Bilisht e cila po mbahet e bllokuar nga mbështetësit e opozitës.
Së bashku me Policinë e Korçës dhe FNSH është edhe zv.drejtori i Policisë së Shtetit, Gjovalin Loka.
Pjesë nga debati:
Salianji-Lokës: Je i tredhur nga krimi dhe nga Bajrajt mos bëj të fortin me qytetarët
Salianji-Gjovalin Lokës: Je servil i pushtetit, nga shërbëtor i Bajrajve përfundove në rrugë si shërbëtor i Ramës
Loka-Salianjit: Je marrë me të gjithë por mua me njeh ndryshe