Salianji: Qytetarët braktisin qendrat e votimit në Korçë

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji deklaron se qytetarët e Korçës i kanë braktisur votimet e 30 qershorit. Sipas tij, pjesëmarrja në këtë qark është tepër e ulët.

“Votimet e PS apo zgjedhjet e brendshme të PS po zhvillohen me paratë e buxhetit. Në Qarkun e Korçës pjesëmarrja është shumë më e ulët se ajo çka raportohet nga KQZ. Duke qenë se këto votime farse zhvillohen me paratë e buxhetit të shtetit, ne kemi njerëzit tanë në QV dhe kontrollojnë gjithçka.

Qendrat e votimit janë të braktisura pavarësisht se ka patur alternativa për t’i çuar herët në mëngjes. Këto zgjedhje e kanë rezultatin e shpallur. Është shpallur para se të zhvilloheshin. KQZ po bën parodi me shifrat. Në Pogradec dhe Kolonjë ka pjesëmarrje shumë të ulët. Në Devoll pjesëmarrja është 3%. Është një ditë e zezë për demokracinë dhe Shqipërinë. Sot shqiptarët janë ulur dhe kanë kuptuar që betejat për liri nuk janë të lehta. Votimet po i ndjekim vetëm se po zhvillohen me paratë e buxhetit, ndryshe nuk do ishim këtu”,- tha Salianji.

 

Zjarr Tv Ad