Salianji: Standard të zi në Republikë

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Sot është vendosur një standard i zi në Republikë, kur nëse trafikant, përdhunues, kriminel, bëhesh kryetar bashkie si Vangjush Dako, Elvis Roshi, si Prenga, si Ndoka, etj dhe nëse je protestues për të mbrojtur familjen tënde, pronën, dënohesh pa prova dhe pa ligj duke shkelur themelet e së drejtës”, tha ligjëvësi pas seancës në gjykatën e Tiranës, për masën e sigurisë dhënë për banorët e arrestuar lidhur me protestën e së enjtes së kaluar para parlamentit. Prokuroria nuk kishte asnjë provë. Në mënyrë të turpshme, prokuroria tha se kemi prova 5 bidona dhe materiale plastike, prova tjetër ishin dy restela dhe dy pankarta me mbishkrime. Mbi këtë bazë jo vetëm u dënuan sot pasi të gjithë janë me masë sigurimi.  Të gjithë qytetarët që u paraqitën para gjykatës pa prova dhe pa ligj me vullnetin e Edi Ramës dhe Arta Markut mbahen sot të izoluar apo me detyrim. Qytetari që sot u dënua me arrest me burg, të gjithë e kanë parë që ai nuk është arrestuar në flagrancë. Edhe me ligj lufte ndalohet kur ka shenjat e spitalit. A i keni parë qytetarët e tjerë që sot janë marrë zvarrë? A e dini ju që nuk janë bombat, shashkat që shiten në çdo cep të Tiranës. A e dini se Policia e Shtetit dhunon çdo ditë qytetarët e Tiranës”.

Zjarr Tv Ad