“Salillari i çon baulet me para Ramës”/ Berisha akuza kryeministrit: E shpërbleu me 8 mln euro tender për pallatin pa leje që ndërtoi

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën pasi sipas tij, i ka dhënë një tender me vlerë 8 mln euro biznesmenit Pëllumb Salillari.

Gjatë takimit me qytetarët në Gramsh, Berisha tha se kryeministri e shpërbleu Salillarin për pallatin me leje që iu kap nga autoritetet.

Kjo, sipas Berishës, ndodh sepse Salillari i ndan fitimet për pallatet me Kryeministrin.

Berisha: Ky vetëm shqiptar nuk është. Ne duhet të ngrihemi. Koha është që çdo qytetar shqiptar të ngrihet për t’i dalë zot qenies sonë. Si ka mundësi që ky rreth i bekuar nga Zoti, me të gjitha pasuritë turistike të rrudhet çdo muaj e më shumë dhe fëmijët e tij të dalin nëpër botë. Të rinjtë nuk kanë punë. Këtu nuk pyetet për asgjë përveç pasurimit të tyre. Qytetarët janë dënuar me burg për kate, shtesa e gardhe 3415 qytetarë. Po oligarku Salillari çfarë pësoi për pallatin. Mori dje 8 mln euro të tjera tender nga Edi Rama, si shpërblim për pallatin pa leje që ndërtoi. Jo dy standard, por një diskriminim jashtë çdo lloj standardi për qytetarët. Njërin e fut në burg për një kotec, ndërsa tjetrin e shpërblen pasi i mori pallatin.

Ai i çon baulet me euro atij. Edhe pallatin e ndan me të. U kërkon fëmijëve tani të japin lekë që të mbledhin një fond për transportin. Në një kohë që vetë, për oborrin e brendshëm të Kryeministrisë, blen 4 mln instalacion arka druri dhe vazo për të kënaqur sytë e tij, pasi zotëria e tij po lodhet shumë duke vjedhur. Unë duhet t’u dëgjoj ju me shumë kënaqësi dhe të siguroj që problemet tuaja do zenë vend të rëndësishëm në programin e PD-së, por përsëri ju ftoj të ngrihemi për të ndalur këtë rrokullisje të Shqipërisë.

Zjarr Tv Ad