Salvini i shpall luftë të ashpër trafikantëve

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dyfishimi i dënimit ndaj të gjitha atyre që trafikojnë drogë pavarësisht sasisë së lëndës narkotike që u sekuestrohet, është propozimi i një ligji të ri antidrogë në Itali i prezantuar nga forca qeverisëse Lidhja e nga lideri i saj Matteo Salvini, njëherësh Ministër i Brendshëm e zëvendës kryeministër në qeverinë Conte. Lideri i Lidhjes ka prezantuar në dhomën e deputetëve të Parlamentit italian, një draft ligj të ri që synon të luftojë ashpër trafikun e konsumin e lëndëve narkotike në Itali. Ky draft i ri ligjor përcakton se pavarësisht sasisë së drogës që u sekuestrohet, dënimi me burg për trafikantët shkon nga minimumi 3 vite deri në 6 vite dhe gioba ekonomike ndaj shteti shkon nga minimumi 5 mijë euro në maksimumin 30 mijë euro.

Ligji aktual italian parashikon dënim minimal nga 6 muaj deri në maksimumin 4 vjet burg për trafikantët e drogës e një gjobë nga 1000 deri në 10 mijë euro.

Gjithashtu ligji aktual lejon mbajtjen e një sasie të vogël droge për përdorim personal, sipas treguesve të përcaktuar nga Ministria e Shëndetit Publik.

Ndërsa në normativën e re ligjore të propozuar nga ministri Salvini eleminohet koncepti i sasisë së drogës që lejohet të mbahet per përdorim personal, si dhe kërkohet sekuestrimi.i menjëhershëm i automjetit dhe i patentës për këdo që kapet me lëndë narkotike në makinë.

Gjithashtu në ligjin e ri antidrogë parashikohet të futet puna e detyruar për të burgosurit.

“Është një draft ligjor me një nevojë urgjente që ka vendi, është shprehur ministri Salvini në Parlamentin italian, duke shtuar se synon të godasë trafikantët e drogës në rrugët e sheshet italiane.

“Duhet të shpëtojmë jetë njerëzore e shitësit e vdekjes duhet të zhduken nga faqja e dheut”, u shpreh ai.

Ministri Salvini deklaroi se ky draft ligjor brenda muajit mars do të bëhet ligj e se marreveshja me aleatët politik tashmë është mbyllur e se Parlamenti është sovran dhe do të vendosë miratimin e tij.

 

Zjarr Tv Ad