Salvini: Italia, partner i parë i SHBA-ve

0
6
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vizita e zëvendëskryeministrit italian, Mateo Salvini, në Uashington një ditë më parë është parë si tregues se ai po përgatitet të marrë kryesimin e qeverisë. Salvini tha se Italia është aleati më i mirë i SHBA-në për shumë nga çështjet që shqetësojnë aktualisht botën.

Italia kërkon të jetë partneri evropian më i besueshëm dhe koherent i Shteteve të Bashkuara.

Zëvendëskryeministri italian, Mateo Salvini, e ndau këtë bindje të hënën me zyrtarë të lartë amerikanë gjatë vizitës së tij në Uashington.

Pasi shtrëngoi duart me ministrin e Jashtëm amerikan, Mike Pompeo, dhe me zëvendëspresidentin, Mike  Pens, kryetari i partisë djathtiste “Lidhja” deklaroi se ai ndan të njëjtat pikëpamje me administratën Trump për aktualitetin në botë.

Salvini: “Uashingtoni dhe Italia kanë vizion të përbashkët në lidhje me Kinën, Iranin, Venezuelën, Libinë apo Lindjen e Mesme, por edhe për vlerat, familjen dhe të drejtat e individit. Ngjashmëritë e mia me presidentin Trump vlejnë edhe për emigracionin e kontrolluar dhe luftën kundër terrorizmit islamik, për reformën ekonomike, taksat dhe mbrojtjen e ekonomisë vendëse.”

Takimi mes Salvinit dhe zyrtarëve amerikanë trajtoi edhe rreziqet që kanosin aktorë si Rusia, Irani por edhe Kina me investimet e saj në infrastrukturën teknologjike të Italisë dhe Europës.

Në faqen e tij në Facebook, ministri i Brendshëm italian postoi edhe momente nga vizitat në pikat turistike më të njohura të Uashingtonit.

Vizita e Salvinit në SHBA është komentuar nga mediet italiane si një tregues i qartë se ai po përgatitet të marrë rolin e kryeministrit të vendit me mbështetjen amerikane, duke shtuar zërat se koalicioni me aleatin “5 Yjet” mund të bie.

 

Zjarr Tv Ad