Historia e binjakëve të ngjashëm shqiptarë, që nuk mund të dënohen dot edhe pse kanë kryer disa vjedhje të bujshme në Itali, për shkak se kanë ADN të ngjashme, ka bërë shumë bujë. Edhe ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini ka reaguar në rrjetet sociale. “Si i bëhet?!?!?” shkruan ai. Më poshtë gjeni tekstin e publikuar nga gazeta e njohur italiane, Repubblica:
Jeta e shfrenuar e binjakëve të tmerrshëm që as njësiti RIS nuk mund t’i rrasë brenda.
Porcia, një fshat friulian, katër vjet më parë. Një Mercedes A-Class nxiton nëpër rrugë gjatë natës. Nga pas e ndjekin karabinierët. Makinën e braktisin në një fushë, shoferi largohet në këmbë mes panxharëve.
Hetuesit marrin kampionë nga timoni dhe koka e marsheve. Në sediljen e pasme gjejnë një bisht cigare. “Më në fund,” mendojnë ata. Në laboratorin shkencor arrijnë të izolojnë ADN-në e Eduard Trushit, një shqiptar 30-vjeçar.
Hetuesit ngrenë akuzë ndaj tij, por ai shfaqet përpara gjykatës me të vëllanë, Edmondin. Ata janë binjakë homozigotë, ngjajnë si dy pika uji dhe e kanë kodin gjenetik thuajse identik. Gjykatësi është i detyruar të shfaqjësojë atë për pamundësi të përcaktimit se cili nga të dy ishte vërtet pas timonit të asaj makine.
Ja ku janë dy vëllezërit që kanë bërë vjedhje e grabitje në verilindje të vendit. Të shkathët, të guximshëm, të pamatur dhe me një trashëgimi gjenetike spekulative. Të mërkurën e shkuar një gjykatë në Verona vendosi një tjetër pezullim. I akuzuari ishte sërish Eduardi, këtë herë për një grabitje të dhunshme në një banesë në Nogarole Rocca.
Skenari i vjedhjes është ai klasiku: ai futet gjatë natës në banesë me shpresën se pronari nuk do zgjohet. Megjithatë ai e befason pasi ngrihet nga krevati dhe tenton ta ndalojë. Pason një përleshje. Banditi humbet kapelen e tij dhe lë pas gjurmë djerse. Analizat e kryera nga RIS tregojnë sërish emrin e Eduard Trushit. Por gjyqtarja Laura Donati e shfaqjëson atë, gjithmonë për shkak se nuk kuptohet se cili nga binjakët ka vepruar.
“Për të zbuluar këto dallime të vogla në kodin gjenetik na duhet një analizë shumë komplekse në bashkëpunim me laboratorë shumë të specializuar,” thotë një ekspert shkencor i policisë. Ata janë identikë në gjithçka, përveç shenjave të gishtërinjve. Por mjafton të veshësh një palë dorashka dhe Eduardi dhe Edmondi bëhen sërish i njëjti person.
Kanë të njëjtat tipare, model flokësh të njëjtë, tatuazhe njësoj tek parakrahu. Janë 34 vjeç dhe banojnë në provincën e Mantovës. Në vitin 2016 në Pordenone fituan pseudonimin ‘binjakët Lupin’. Dukeshin të pamposhtur pas timonit të makinave të fuqishme si Mercedes SLK dhe Ford Mustang.
Një vit më parë, prokurori i Cuneo-s kishte sfiduar mbi 100 vjedhje në këtë zonë me sekuestrimin e 24 mijë eurove në cash, 5 ora Rolex, diamante, bizhuteri dhe flori me vlerë mbi 300 mijë euro.
Harta e bastisjeve të tyre nis nga Mantova e deri në Firence.
“Më shumë se tre hetime penale janë kthyer në pushime çështjesh për të njëjtën arsye,” thotë Fabio Porta, avokat nga Verona dhe mbrojtës ligjor i Eduardit.
“Provat e bazuara vetëm tek ADN-ja e vëllezërve Trushi nuk të çojnë askund, për shkak se kjo nuk është mënyrë për të përcaktuar përtej dyshimit të arsyeshëm se është njëri apo tjetri”.
Gjithmonë së bashku, të pandarë dhe shpesh të pakapshëm. Ngjashmëria mashtruese është shpërblimi që luhet në gjykatat e verilindjes, për të lehtësuar dhimbjet e jetës së tyre në ekstrem.