Samit për Sirinë/ Merkel: pas zgjidhjes ushtarake, zgjedhje të lira

0
66
German Chancellor Angela Merkel speaks during her Christian Democratic Union (CDU) party colleague and Hesse State Prime Minister Volker Bouffier's campaign rally for the upcoming state election Dieburg, Germany, October 23, 2018. REUTERS/Ralph Orlowski
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rusia, Gjermania, Franca dhe Turqia zhvilluan të shtunën në Stamboll një samit katërpalësh në lidhje me Sirinë. Propozimi më i rëndësishëm gjatë diskutimeve ishte ai i kancelares Merkel, se zgjidhja ushtarake për Sirinë duhet të ndiqet nga një proces politik dhe zgjedhje të lira.

Të nxitur nga dhuna e regjistruar gjatë javës në bastionet e mbetura të rebelëve, liderët e Rusisë, Gjermanisë, Francës dhe Turqisë u mblodhën të shtunën në Stamboll për një samit mbi Sirinë. Duke reaguar në përfundim të takimit, kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi se zgjidhja e krizës siriane nuk mund të jetë vetëm ushtarake, por duhet të përfshijë edhe një proces politik të mbikëqyrur nga OKB.

“Dhe në fund të këtij procesi duhet të ketë zgjedhje të lira, tek të cilat duhet të kenë akses të gjithë sirianët, përfshirë diasporën”, tha Merkel.

Zjarr Tv Ad