Samiti digjital i Ballkanit Perëndimor, Balluku: U kemi shpëtuar qytetarëve 990 vite pritje në radhë! Kemi kursyer 9 mln euro dokumente elektronike pa kosto

0
77
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zëvendës kryeministrja Belinda Balluku nga samiti me vendet e Ballkanit Perëndimorë veçoi sesi vendi ynë, që prej vitit 2014 ka bërë transformime në fushën e digjitalizimit.

‘Transformimi digjital nuk është zgjidhje është e pashmangshme, teknologjia dhe digjitalizimi janë të nevojshëm. Ne vlerësojmë nisjen e digjitalizimit të BE dhe Ballkanit Perëndimor.’– tha ajo.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë ndër të tjera theksoi se falë shërbimeve online u kemi shpëtuar qytetarëve shqiptarë 990 vite kohë radhë nga sportelet si dhe një shumë të majme prej 9 milionë euro të dokumenteve të cilat tashme lëshohet pa kosto.

‘Sot në Shqipëri mbi 1200 shërbime publike ofrohen online.  Në 2014 kjo përqindje ishin 1%. Kemi sot 2.7 milionë shqiptarë si përdorues të këtyre shërbimeve. Në total ne i kemi shpëtuar qytetarëve shqiptarë më shumë 990 vite kohë radhë nga sportelet. U kemi kursyer 9 milion ë euro shërbime me anë të dokumenteve elektronike që lëshohen pa kosto.’- u shpreh Balluku ndër të tjera.

Zjarr Tv Ad