Samiti i 6 dhjetorit në Tiranë, Qeveria pritet të shpallë të martën ditë pushimi

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

E marta e 6 dhjetorit pritet të shpallet ditë pushimi zyrtar nga Qeveria Shqiptare, për shkak të masave të larta të sigurisë që do të jenë në kryeqytet atë ditë, sepse do të mbërrijnë krerët më të rëndësishëm të Europës.

Megjithatë, deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar për këtë ditë pushimi, dhe po ashtu nëse bëhet fjalë vetëm për Tiranën apo për gjithë administratën dhe shkollat në Shqipëri.

Javën e ardhshme, ditën e martë Tirana do të blindohet me masa të rrepta sigurie, për shkak se liderët më të lartë të Europës do të vijnë për Samitin Bashkimi Europian – Ballkani Perëndimor. Po këtë ditë, opozita ka thirrur protestë para Kryeministrisë.

Prezencë të lartë policore do të ketë në itinerarin nga Aeroporti Nënë Tereza, ku do të zbresin përfaqësuesit europianë, për të vazhduar në rrugën e Rinasit, në autostradë dhe në unazën e brendshme të Tiranës. Nisur nga këto masa, do të merret vendimi për shkollat dhe administratën.

Mësohet se rreth 1,500 policë do të vihen në gatishmëri dhe do të angazhohen për sigurinë e liderëve, ndërkohë që janë njoftuar dhe akset kryesore që do të jenë të bllokuara, përfshirë Bulevardin Dëshmorët e Kombit, përballë Kryeministrisë, zona përreth stadiumit “Air Albania”, etj.

Zjarr Tv Ad