Samiti i Diasporës, Rama kryefjalë ‘bashkimin’: S’na mund dot kush

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama e ka pasur kryefjalë ‘bashkimin’ në fjalimin e tij në çeljen e samitit të diasporës. Ai e ka nisur me zhvillimet në Maqedoninë e Veriut, duke i parë ndryshimet atje edhe si rezultat i këtij samiti, ndonëse nuk e shprehur literalisht.

Rama deklaroi se pa shqiptarët nuk do kishte Maqedoni të Veriut, nuk do kishte marrëveshje të Prespës e nuk do kishte Maqedoni e Veriut në NATO.

“Është e nevojshme për të ndarë me ju vëllazërisht disa mendime që besoj i vlejnë vëllazërisë sonë shqiptare pavarësisht nëse jetojmë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, në Malin e Zi, Jugun e Serbisë apo kudo tjetër. Së pari unë dua të them se nga samiti i shkuar në këtë samit kanë ndodhur disa gjëra dhe e them me bindje se nga samiti i shkuar në këtë samit, Shqipëria është më e mirë dhe shqiptarët janë më mirë.

Nëse ka nevojë t’ju freskoj kujtesën ishte jo 100 as 10 vjet më parë por ishte mes këtyre dy samiteve momenti kur shqiptarët në atë që sot është Maqedonia e Veriut u vendosën në shënjestër si të ishin qytetarë të kategorisë së dytë dhe e ashtuquajtura platforma e Tiranës u kthye në një autodafe për të ndarë hesapin zgjedhor brenda Maqedonisë duke i fryrë zjarrit të një konflikti që mund ta kishte kthyer atë vend shumë vite prapa. Falë ndërveprimit vëllazëror me përgjegjësi kombëtare por edhe me vetëdije të lartë politike mes nesh këtu në Tiranë dhe liderëve në Maqedoni jo vetëm që shqiptarët sot janë shumë më mirë se ç’ishin dje por ajo që për presidentin e Maqedonisë quhej e papranueshme, gjuha e Nënë Terezës u bë gjuhë zyrtare e Maqedonisë së Veriut. Ndaj dua ta përshëndes përzemërsisht dhe jo për protokoll mikun tonë Ali Ahmetin ta falënderoj për praninë dhe realisht ta përgëzoj sepse pa shqiptarët nuk do kishte Maqedoni të Veriut, nuk do kishte marrëveshje të Prespës dhe nuk do kishte Maqedoni të Veriut në NATO”, deklaroi Rama.

Kryeministri shqiptar tha se jemi më të interesuarit që ai shtet të përparojë, të jetë model i harmonisë mes dy popujve dhe jemi të lumtur të mësojmë se shqiptarët sot janë më të lumtur në atë shtet se sa në kohën kur takuam në samitin e parë. Por Rama iu bëri dhe një apel shqiptarëve të Tuzit në Malin e Zi.

“Ti bashkohemi apelit të presidentit të Kosovës për shqiptarët në Tuz. Kudo shqiptarët bashkohen, janë më të mirët dhe fitojnë. Historia e ka treguar, nuk dua të sjell këtu as Gjergj Fishtën, as Faik Konicën, as Fan Nolin por edhe e sotmja na tregon se armiku më i madh i shqiptarëve janë shqiptarët. Ne kudo ku bashkohemi nuk na mund dot askush. ndaj shqiptarëve në Tuz iu them bashkohuni”, deklaroi Rama.

Zjarr Tv Ad