Samiti i jashtëzakonshëm i NATO-s në Bruksel, Edi Rama krah liderëve eruopian dhe Joe Biden

0
114
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama dhe ministrat Xhaçka e Peleshi kanë mbërritur paraditen e kësaj të enjteje në selinë e NATO-s në Bruksel, ku do të mbahet samiti i jashtëzakonshëm për situatën në Ukrainë. Sot, pritet që të vendosen sanksione të reja për Rusinë, qëndrimet e forcave të Aleancës dhe ndihmën ushtarake.

Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme që shpërndan vetë kryeministri Rama, në profilin zyrtar në Facebook, kreu i qeverisë shqiptare ndodhet në selinë e NATO-s në Bruksel me liderët europianë dhe presidentin e SHBA Joe Biden.

Presidenti i SHBA Joe Biden është në Evropë “për të inauguruar epokën e pas Luftës së Ftohtë.” Për herë të parë në të paktën 30 vjet, një president i SHBA-së ka mbërritur me kontinentin e tronditur nga agresioni rus dhe nga një rikthim i kërcënimit bërthamor.

Vizita e Biden për t’iu drejtuar udhëheqësve të NATO-s dhe Bashkimit Evropian në Bruksel dhe udhëtimi i tij në Poloni, një shtet i vijës së parë të aleancës, do të nënvizojë se si bota ndryshoi – ndoshta në mënyrë të pakthyeshme – sapo tanku i parë rus u fut në kufirin e Ukrainës katër javë më parë.

Për tre dekada që nga rënia e Bashkimit Sovjetik, presidentët kanë udhëtuar në Evropë dhe kanë idealizuar fitoret e Perëndimit mbi nazizmin dhe komunizmin.

Në këtë epokë të re, Perëndimi do të përpiqet përsëri të pengojë dhe të përmbajë Rusinë, ndërsa ajo kërkon të forcojë luftën e Ukrainës jo-anëtare të NATO-s për demokraci dhe pavarësi, duke shmangur një përplasje të drejtpërdrejtë me Rusinë që mund të bëhet dhe bërthamore.

Zjarr Tv Ad