Samiti i NATO-s, kryeministri Rama shtrëngon duart me presidentin Joe Biden

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Spanjë, pasi do të marrë pjesë në punimet e Samitit të NATO-s, i cili do të zhvillohet sot edhe nesër në Madrit.

Gjatë Samiti kryeministri i vendit tonë është takuar edhe me presidentin e SHBA-ve  Joe Biden.

Bashkë me Ramën në Samit do të marrin pjesë ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka dhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

Pasditen e sotme pritet që Rama të vizitojë muzeun kombëtar Prado në Madrid.

Kreu i qeverisë do të shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Linda Rama. Më pas, kreu i qeverisë do të marrë pjesë në darkën e shtruar nga Pedro Sanchez.

Ditën e dytë në Madrid, Kryeministri do të zhvillojë një takim bilateral me Kryeministren e Suedisë, Magdalena Andersson dhe në përfundim do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes me Enagás, e cila është një kompani spanjolle energjetike.

Kujtojmë që mbrëmjen e së martës, Rama dhe bashkëshortja e tij u pritën në një darkë zyrtare nga Mbreti dhe Mbretëresha e Spanjës.

Zjarr Tv Ad