Në ditën e dytë të samitit të që po zhvillohet në Poznan të Polonisë midis liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe shteteve kryesore të Bashkimit Evropian, kancelarja Merkel, ka bërë një veprim domethënës duke shmangur ndryshe nga herët e tjera kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe vendosur në krah të saj atë të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.
Në videon e shpërndarë në Twitter nga ky i fundit duket qartë afrimiteti i Merkel me Zaev, ndërkohë që Ramës as nuk i hedh as sytë.
Zaev synon që të mos dalë nga ky samit pa marrë një konfirmim nga shtetet e BE-së, për hapjen e negociatave të pranimit në muajin tetor të këtij viti. Kësaj kërkese i është bashkuar edhe Tirana, që në samit është përfaqësuar nga kryeministri Edi Rama dhe nga Gent Cakaj, ministër i Jashtëm në detyrë, por duket se nga informacionet e para që kanë dalë në mediat ndërkombëtare, përveçse shuplakave për mos realizimin e kushteve, nuk pritet gjë tjetërTë pranishëm në këtë samit të rëndësishëm përveç kryeministrave dhe ministrave të jashtëm të rajonit, janë edhe liderët e Gjermanisë, Polonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.