Samiti i Procesit të Berlinit/ Presidenti Emmanuel Macron shtyn mbërritjen e tij në Tiranë, ja arsyeja

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Emmanuel Macron, ka shtyrë ardhjen e tij në Tiranë për pasditen e së hënës (16 tetor), për të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit, për shkak të një sulmi terrorist në Arras (Francë) ku mbeti i vrarë një mësues dhe nga situata në Lindjen e Mesme.

Sipas mediave franceze, mësohet se Presidenti francez pritej fillimisht të hënën në mëngjes te mbërrinte në Shqipëri për të marrë pjesë në samitin e 9-të të procesit të Berlinit, por ardhja e tij është shtyrë të hënën vonë pasdite, për pjesën dypalëshe të vizitës së tij, e cila do të zhvillohet të martën (17 tetor).

Macron do të përfaqësohet në samitin e Ballkanit nga Sekretarja e Shtetit për Evropën, Laurence Boone.

Në Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë do të marrin pjesë të gjithë liderët e vendeve të Ballkanit, të shteteve anëtare të Bashkimit Europian dhe përfaqësuesit më të lartë të BE-së.

Ky lloj samiti i një rëndësie të veçantë mbahet për herë të parë jashtë kufijve të BE-së.

Zjarr Tv Ad