Samiti në Tiranë, Presidenti i Polonisë: Të zhdukim problemet e së shkuarës

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas samitit të ditës së sotme të Brdo Brijunit, i mbajtur në Tiranë, me pjesëmarrës të liderëve të Ballkanit, u mbajt dhe konferenca përmbyllëse.

Në fjalën e rastit Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic falenderoi Presidentin Ilir Meta për mikpritjen.

Ajo tha se dëshirohet sa më shpejt liberalizimi i vizave për Kosovën dhe përfshirjen në proces të të gjithë vendeve të tjera kandidate.

“Jemi për një proces të mbështetur mbi meritë. Jam e frikësuar për situatën që kemi tani, diskutimet vetë brenda BE-së jemi duke krijuar një vakum të rrezikshëm në Europën Juglindore. Kanë dyshimet e tyre dhe ky vakum duhet të plotësohet dhe mbushet”, u shpreh Presidentja kroate.

Ndërkohë Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, tha se zhdukja e problemeve të shkuarës është mjaft e rëndësishme për vendet e Europës Juglindore, për të përshpejtuar rrugën e integrimit.

“Jam i bindur që këto diskutime që po zhvillohen në një atmosferë më të qetë, janë elemente të rëndësishme të procesit të stabilizimit se do të çojnë në zhdukjen e dallimeve mes vendeve që janë shumë të dukshme, nuk dua të përdor fjalën mosmarrëveshje. Në vendin tim dhe në vendet fqinje këto dukuri kanë ndodhur për herë të fundit pas Luftës së Dytë Botërore. Këto probleme sot diskutohen më me qetësi dhe nuk përbëjnë probleme, duhet të zgjidhen mes dialogut mes kombeve. Nëse BE dëshiron që të zhvillohet dhe jam i bindur për këtë, është që të sigurhoemi si një pjesë e ekonomisë së përbashkët, të jemi të aftë të konkurrojmë me vendet e tjera të fuqishme ekonomike”, u shpreh Duda.

Ne samitin e sotëm ishin të pranishëm Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, Presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviç, Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, ajo e Kroacisë Kolinda Grabar-Kitarovic dhe Presidenti i Boshnje-Hercegovinës, Milorad Dodik i Bosnje-Hercegovinës. E ftuar nderi në këtë samit i cili përkonte me ditën e Europës ishte shefja e politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini dhe Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda.

Zjarr Tv Ad