Samiti për Ballkanin Perëndimor, Presidenti i PE: Vullnet që Shqipëria e Maqedonia e Veriut të ecin me integrimin

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është zhvilluar sot samiti për Ballkanin Perëndimor në Bruksel. Kryetari i Parlamentit Europian David – Maria Sassoli tha se në parlament ka vullnet për procesin e anëtarësimit. Ai shtoi se Parlamenti Europian është përballur me kundërshtimin e tre vendeve.

“Në Parlamentin Europian ka vullnet për procesin e anëtarësimit. Jemi përpallur me kundërshtimet e 3 vendeve anëtare. Duhet të përmbyllim hartën gjeografike të Evropës. Kemi një boshllëk, që quhet Ballkani Perëndimor”, tha ai. Sassoli theksoi se Parlamenti Europianj dëshiron që hapësira politike e ajo gjeografike të mund të përputhen.

David Sassoli nënvizoi se ka vullnet që Shqipëria e RMV të ecin përpara për integrimin. Ai shtoi se ky vullnet do mundësojë procesin e anëtarësimit.

“Hapësira politike e ajo gjeografike të përputhen. Ky është mesazh i rëndësishëm i këtij samiti. Ky është shans për të forcuar Bashkimin Evropian “, deklaroi Sasoli.

Zjarr Tv Ad