San Francisko shpall shoqatën pro-armëve organizatë terroriste

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shoqata Kombëtare e Pushkëve ( NRA) është shpallur “organizatë terroriste kombëtare”. Vendimi u mor me votë unanime nga Bordi i Mbikëqyrësve në San Francisko , një organ legjislativ i qytetit kalifornian. Rezoluta u paraqit nga politikania  lokale Catherine Stefani më 30 korrik.

Arsyet e vendimit –Propozimi i paraqitur nga Stefani pasoi të shtënat e 29 korrikut të këtij viti në Kaliforni që çuan në vdekjen e katër personave dhe plagosjen  e  dymbëdhjetë të tjerëve.

“NRA bën propagandë në favor të armëve dhe  vendos armë në duart e njerëzve. Askush më shumë se ata nuk i ushqen të shtënat ”, shpjegoi ligjvënësja.

Rezoluta nuk do të ketë efekt praktik , por paraqet një ndryshim në vizionin që qytetarët amerikanë kanë për armët e zjarrit.

Përgjigja e NRA- Zëdhënësja e grupit në favor të armëve të zjarrit, Amy Hunter, ka reaguar ashpër pas këtij vendimi.

“Kjo është një përpjekje e pështirë për të gjetur një fajtor për epideminë e dhunës që ka mbërthyer kombin tonë. Është një sulm i pamatur ndaj një organizate që respekton ligjin”.

NRA, përmes profilit të saj në Twitter, shtoi gjithashtu se “San Francisko duhet të turpërohet “, duke i ftuar anëtarët t’i mbështesin ata me hashtagun #IAmTheNRA.

Të dhëna për të shtënat- Vetëm në gusht , 53 njerëz u vranë me armë zjarri në Shtetet e Bashkuara: 22 prej tyre në masakrën e El Paso (Texas), 9 në Dejton (Ohio) dhe 7 pranë Odessa (Texas).

Zjarr Tv Ad