E ardhmja e Alexis Sanches duket të jetë gjitmon e më tepër largë Interit. Me afrimin e Lukakut nga Chelsi reparti i sulmit mbingarkohet dhe kiliani duhet të gjej një sistemim sa më shpejtë.
Megjithatë sulmuesi duket se nuk e ka me nxitim largimin nga zikaltërit, edhe pse drejtuesit ja kanë bërë të qartë se nuk është më pjesë e projektit.
Klubi i ka ofruar lojtarit 4 milion euro për prishjen e kontratës, por vetë lojtari pret të gjej fillimisht një skuadër pastaj të marrë edhe paratë e prishjes së kontratës.
Sipas asaj që raportojnë mediat italiane zgjidhja mund të vijë nga Arabia Saudite.
Drejtuesit e skuadrës së Al Nassr po diskutojnë personalisht me përfaqësuesit e futbollistit për të arritur marrveshjen.
Sanchez deri tani ka refuzuar oferta nga klube si Seviglia,Villareal, Gallatasarai etj, pasi kërkon një klub me aspirata të larta. Kështu në ditët në vijim do të kuptohet se sa është realisht i interesuar për këtë destinacion.