Sandër Lleshaj flet për efektivin që humbi jetën në krye të detyrës: Kjo është më e rëndë se ajo e Klodian Rashës, shoqëria të reagojë! Policia të ishte më transparente për mediat…

0
71
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

TIRANË– Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka deklaruar se rasti i efektivit të policisë, Saimir Hoxha është një ngjarje shumë e rëndë, më e rëndë se ajo e Klodian Rashës, e për pasojë sipas tij shoqëria duhet të reagojë njësoj siç bëri edhe në muajin Dhjetor, ndonëse sipas tij atëherë ishte jo propocionale. Në emisionin e “Repolitix”, Lleshaj tha se nuk di të thotë nëse për këtë ngjarje duhet të ketë dorëheqje, apo shkarkime në nivel drejtuesish, siç ndodhi me të, po tha se duhet të ketë një reflektim nga të gjitha palët.

“Ka dy nivele përgjegjësisë, ligjore që u takon organeve përkatëse dhe përgjegjësi morale, kjo është çështje e brendshme që ndjen një lloj përgjegjësie, nuk drejtoj gisht ndaj askujt, është një ndër ngjarjet më të rënda, pavarësisht ngjarje që ju i referoheni është shumë e rëndë (aj e Klodian Rashës), të cilën drejtësia pjesërisht e ka trajtuar, ende jo plotësisht, por sa i përket goditjes së një efektivi të policisë, kjo është një ngjarje e rëndë, edhe në Kodin Penal trajtohet si një ngjarje e veçantë dhe si e veçantë, kërkohet një reflektim i veçantë, nuk mund shkoj dëm gjaku i efektivit të policisë, gjaku i një djali të ri, një babai, një prindi, një anëtari të shoqërisë sonë, aq më tepër kur bëhet fjalë për një situatë që është në radarin e institucioneve, dhe që flasim për një rajon urban, dhe një rajon që nuk është tokë e panjohur, e pa adminisrruar, apo e askujt, me saktë informacion ajo sipërfaqe është në përgjegjësinë e disa autoriteteve, ka shumë autoriteteve, vendore, qendrore, më duhet është zonë e mbrojtur. Kjo është një ngjarje që të lëvizë dhe të shtyjë për reflektim, nëse atëherë shoqëria reagoi fort, në mënyrë jo propociinale, edhe kur vitet një punonjës policie shoqëria duhet të reagojë fort, në respekt të atyre që janë në radhët e Policisë, kanë nevojë që të shohin që policia është me ta. Se nga të gjitha trupat e efektivëve, ne kemi humbje vetëm nga punonjës të Policisë”, tha Lleshaj.

Ish-ministri është treguar kritik me Policinë e Shtetit, sa i përket qëndrimit që ka mbajtur për mediat, duke thënë se duhet të ishte transparente duke dhënë një version të saktë se si ka ndodhur ngjarja që të shmangej çdo aludim, e megjithatë kurrsesi nuk pranon që të gjykohet puna e efektivëve në momentin e operacionit. Për këtë thotë se duhet ta bëjnë vetë autoritetet.

“E mira është që policia duhet të drejtojë procesin e informimit publik, duhet të jetë një hap para që të parandalojë konfuzionin në opinionin publik, e kam parë sot një lloj mungese, i druhet informacionin të pa konfirmuar se mund t’i kthehet në boomerang. Nga vendi i ngjarjes, me përfaqësues të autorizuar të drejtojë opinionin publik. Sot në këto çaste nuk është koha për të gjykuar operacionin e policisë, edhe po të ishte me probleme, nuk e kemi mundësinë që të merremi me policinë, se policia ka një ditë zie, askush nga ata që kanë një zë publik, gazetar, përfaqësues të medias nuk e kanë informacionin e nevojshëm për të dhënë gjykime për këtë informacion. Këtë duhet ta bëjnë organet, sot thelbi i diskutimit duhet të diskutohet drejt diçka tjetër”, tha ai. Lleshaj e ka parë eleminimin në një tjetër prizëm teksa ngre dhe një pyetje “si mundet që një 21-vjeçar të ngre dorë mbi policinë e shtetit”. Për këtë, Lleshaj thotë se faji qëndron te shoqëria, shkolla, institucionet e drejtësisë.

“Pse ndodh kjo, pse një djalë i ri ngre dorën dhe asgjëson një polic. Shoqëria jonë ka nevojë për një reflektim, ne e kemi reduktuar deri në nivel papërgjegjshmërie vetëm te policie, a thua se vetëm ky është instrumenti që përballojmë, por duhet të diskutojmë pse prodhojmë krim si shoqëri, policia nuk e prodhon. Kjo është çështje që meriton diskutim, duhet të fokusohemi te shkolla, te institucionet e drejtësisë. Një rini me të ardhura të mëdha, me shpenzime luksi këtej është pa punë, një rini shkon drejt një jete false, u shpreh ai.

Zjarr Tv Ad