Sandër Lleshaj: Ka dështuar shoqëria, jo policia…

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, kërkon që gjithë shoqëria të reflektojë për humbjen e policit, Saimir Hoxha.

Në një intervistë televizive, Lleshaj tha se nuk ka dështuar policia, por shoqëria.

“Ngjarja është e rëndë. Është aq e rëndë, dhe kërkon reflektim të madh. Është goditur një polic, shteti, qytetarët. Kam parë detaje të hatashme të dosjes hetimore që dalin në media. Ne duhet të mësojmë nga kjo ngjarje. Më shumë sesa policia, ka nevojë të reflektojë Shqipëria. Djali që kreu aktin e rëndë nuk është produkt i policisë, por i shoqërisë dhe shkollës”, u shpreh Lleshaj.

Gjithashtu, ish-ministri u shpreh se policia shqiptare, nuk ka kapacitete dhe është e pamundur që të monitorohen të gjithë qytetarët që janë në “arrest shtëpie”.

“U tha që Djali ishte në “arrest shtëpie”, por policia nuk ka kapacitet për të ndjekur të gjithë ata që janë në arrest shtëpie. Në këtë rast policia është e goditur. Policia është organizatë civile, u shpreh Lleshaj.

Zjarr Tv Ad