Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Godina e Ministrisë së Arsimit prej 9 ditësh vijon të jetë e rrethuar nga studentët të cilët qëndrojnë me orë të tëra para saj për të kërkuar plotësimin e 8 kërkesave.
Gjatë ditës godina goditet dhe me vezë nga studentët dhe mëngjesin e sotëm sanitaret janë parë të pastrojnë xhamat e godinës së ministrisë së Arsimit.
Ndërkohë dera kryesore e oborrit të ministrisë është e mbushur me thirrjet e studentëve dhe pankartat e tyre.
“Studentet nuk ndalen!” “Shpirtin nuk e shes!”
Sot protesta në orën 10:00 do të zhvendoset para Parlamentit.