Sanksionet e reja ndaj Milorad Dodik, ambasada e SHBA në Tiranë përshëndet vendimin

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasada e SHBA në Tiranë ka përshëndetur vendimin e Departamentit të Thesarit për zgjerimin e sanksioneve për anëtarin serb të Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Milorad Dodik.

Në postimin në rrjetet sociale, ambasada shkruan se këto masa janë në përgjigje të aktiviteteve korruptive të tij dhe kërcënimeve të vazhdueshme ndaj stabilitetit & integritetit territorial të Bosnje e Hercegovinës.

“Sot, Zyra e Kontrollit të Pasurive të Huaja, përcaktoi publikisht Milorad Dodik, anëtar i Presidencës së BH & një platformë mediatike të lidhur me të, në përgjigje të aktiviteteve korruptive të tij & kërcënimeve të vazhdueshme ndaj stabilitetit & integritetit territorial të BH”, shkruhet në reagimin e ambasadës.

Zjarr Tv Ad