Sanksionet ndaj Rusisë, 6 vende bojkotojnë Kupën e Botës

0
704
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Helmimi i ish-agjentit rus në Britaninë e Madhe po prek edhe Kupën e Botës që do zhvillohet në Rusi.  Të paktën 6 vende ose nuk do të dërgojnë zyrtarë ose do të bojkotojnë turneun si pëgjigjje ndaj sulmit të ish-spiunit Sergei Skripal në Salisbury. Britania njoftoi në mes të marsit se anëtarët e familjes mbretërore dhe ministrat e saj do të qëndrojnë larg eventimentit më të madh të futbollit që do të zhvillohet nga 14 qershori në 15 korrik. Islanda, mbrëmjen e kaluar tha se do të ndiqte Britaninë ndërsa Suedia, Danimarka, Australia dhe Japonia kanë nënkuptuar se do të ndërmarrin një veprim të ngjashëm. Kryeministrja Theresa May po ndërmerr qëndrim akoma më të madh kundër Vladimir Putin. Presidenti polak Andrzej Duda ishte kreu i parë botëror që qëndroi së bashku me zonjën May duke zbuluar se ka refuzuar të shkojë në ceremoninë e hapjes së turneut në Moskë më 14 qershor.

Zjarr Tv Ad