Sanksionet për Aqif Rakipin, reagon Gazment Bardhi: Për herë të parë SHBA e thotë qartë se krimi i organizuar ka ndikim në politikën shqiptare

0
117
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i  partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar për shpalljet “non grata” nga DASH të ish-deputetit Aqif Rakipi dhe biznesmenit Ylli Ndroqi.

Përmes një psotimi në Facebook, Bardhi thotë se SHBA për herë të parë shprehet qartë se krimi i organizuar ka ndikim në politikën shqiptare .

Sipas tij evidentimi me emër dhe mbiemër nga SHBA i politikanëve të lidhur me krimin e organizuar dhe të korruptuar është një standart që meriton respekt dhe duhet të vijojë

“Për herë të parë SHBA shprehet qartë se krimi i organizuar ka ndikim në politikën shqiptare, duke përdorur para dhe dhunë për të përcjellë mbështetje drejt kandidatëve të preferuar. Zgjedhjet e Prillit 2021, veçanërisht në Elbasan, e provuan këtë dhe përfituesi i drejtpërdrejtë dhe arkitekti i kësaj skeme ishte dhe mbetet Edi Rama.

Evidentimi me emër dhe mbiemër nga SHBA i politikanëve të lidhur me krimin e organizuar dhe të korruptuar është një standart që meriton respekt dhe duhet të vijojë. Vetëm me mbështetjen e SHBA mund të pastrohet politika shqiptare dhe qeverisja tju kthehet njerëzve”, shkruan Bardhi.

Zjarr Tv Ad