Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Socialistët pritet të mbledhin grupin parlamentar ditën e martë.
Sipas burimeve, në mbledhje pritet të diskutohet për çështjen Rakipi, qëndrimi që do të mbajë partia socialiste, si dhe dorëzimi i emrave të propozuar nga deputetët socialist për presidentin/en e re.
Grupi parlamentar socialist pritet që të marrë një vendim politik në lidhje me të paktën dy mandate deputetësh të fituara nga ndikimi i drejtpërdrejtë i Aqif Rakipit në fushatë, i cili përshkruhet nga SHBA si një ish-deputet “famëkeq” me ndikim të dëmshëm dhe destabilizues në proceset politike në Shqipëri.
Djali i tij, Ornaldo Rakipi dhe një familjar i afërt, Saimir Hasalla, u zgjodhën deputetë në listat e PS-së në zgjedhjet e fundit me mbështjetjen e Rakipit.