Sapo e kishte mbushur me gaz në karburant, makina shpërthen në flakë në ecje, lëndohet shoferi dhe pasagjeri…

0
113
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dy persona kanë mbetur të plagosur në Maliq dhe kanë marrë djegie në trup, për shkak se makina me të cilën ata udhëtonin, ka shpërthyer në flakë, shkruan newsbomb.

Ata janë dërguar për mjekim në spital, ndërsa gjendja shëndetësore nuk bëhet ende me dije, pasi ngjarja ka ndodhur pak më parë.

Sipas informacionmeve paraprake, mjeti sapo ishte furnizuar me gaz në një nga karburantet e zonës dhe po lëvizte në aksin Korçë-Maliq, kur janë dëgjuar tre shpërthime të fuqishme dhe mjeti ka marrë flakë.

Policia dhe grupi i hetimit, ndodhen në vendngjarje për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të saj.

Zjarr Tv Ad