Sapo zbriti gruan dhe fëmijët, si shpëtoi për “fije floku” nga vdekja i riu ndaj të cilit iu bë atentat

0
101
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Durrësi u trondit sot nga një tjetër ngjarje kriminale. Aldi Mustafa i shpëtoi atentatit me tritol në Shkozet. Mustafa, i cili njihet edhe si miku i ‘Rrumit të Shijakut’ nuk pësoi dëme serioze, por pati vetëm gërvishtje të lehta.

Pas ngjarjes është marrë në pyetje nga policia dhe pista e hetimit është e fokusuar te e shkuara e tij e mbushur me disa precedentë. Paraprakisht mësohet se tritoli shpërtheu me telekomandë.

Rreth orës 14:00 37-vjeçari zbriti gruan dhe fëmijët nga makina që u ngjitën në shtëpi dhe vetë u largua me “Golf”-in që disa minuta më pas shpërtheu në ajër.

Kjo ngre dyshimet e forta se autorët kanë qenë në ndjekje të tij. Por nisur nga vendosja dhe sasia e vogël mund të kemi të bëjmë me një mesazh, paralajmërim si fillim.

Zjarr Tv Ad