Sara, shqiptarja e ftuar si deputete në BBC

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ajo quhet Sara Bokrugji dhe është me origjinë nga Shkodra.

Sara është lindur, rritur dhe shkolluar në Londër dhe na bën të gjithëve të ndihemi krenar falë ambicies së saj politike.

Ajo është deptutete e Parlamentit për të rinjtë në Angli  (United Kingdom youth Parliament).

Agjensia prestigjoze e lajmeve BBC i ka kushtuar një dokumentar këtij parlamenti, në të cilin Sara aderon prej dy vjetësh dhe ambiciet e saj janë për të kapur majat.

Nga babai i saj, i cili kontaktoi me RTV Ora, mësuam se Sara ka arritur të vizitojë institucione të rëndësishme qeveritare në Londër.

Parlamenti rinor ka diskutuar rreth zhvillimeve të mëtejshme të Brexit në rrjetin BBC London, duke paraqitur alternativat e tyre për zgjidhjen e ngërçit, ku Sara shfaqet si pro-europiane.

Mesa duket, shumë shpejt do shohim një shqiptare në krye të qeverisë, pse jo edhe shtetit britanik.

 

 

Zjarr Tv Ad