Sarajevë, Meta mbron hapur Kosovën, ja si reagon Kryeministrja serbe

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dita e dytë e Samitit të SEECP në Sarajevë ka filluar me një takim të krerëve të shteteve në Jahorini, por edhe me një përballje, sipas shtypit boshnjak.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, që e mori fjalën pas Presidentit turk Erdogan dhe Presidentit malazez Gjukanoviç, tha: “….Dua të shpreh keqardhjen për faktin se Republika e Kosovës, Kryesuesja jonë e ardhshëm, u detyrua të mos marrë pjesë në këtë Samit.

Si mund të pretendojmë që të kemi një bashkëpunim të efektshëm ku disa nga pjesëmarrësit e këtij forumi bëjnë të pamundurën për të përjashtuar një popull dhe një një shtet të tërë fqinj nga përfitimi i bashkëpunimit ndërkombëtar dhe projektet rajonale në fusha kaq të rëndësishme si siguria, arsimi, kultura, etj.?!

Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe respekti i ndërsjellë janë thelbësore për të pasur një bashkëpunim të efektshëm rajonal, për sigurinë dhe begatinë ekonomike për të gjithë ne.

Kështu që tani është koha e duhur që jo vetëm Bosnja dhe Hercegovina, që duhet të kishte bërë të gjitha përpjekjet për të garantuar pjesëmarrjen e Kosovës në këtë Samit, por edhe çdo vend tjetër të bëjë përpara në drejtim të njohjes dhe pranimit të këëtij realiteti.  Republika e Kosovës është shtet i pavarur e sovran dhe duhet të trajtohet me respekt, para së gjithash nga vetë fqinjët e saj.” nënvizoi Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Kujtojmë se Kosova e refuzoi ftesën, duke e konsideruar “denigruese”, fletën që i ishte drejtuar nga kryetari i Presidencës së Bosnjes, Milorad Dodik, pasi në të Hashim Thaçi nuk thirrej si President i Kosovës dhe Kosova vetë përcaktohej me fusnotë, si e panjohur nga disa shtete.

Por, fill pas Metës, ka reaguar me nervozizëm Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç: “Mikpritësit tanë nuk e njohin Kosovën, – tha ajo. –  Në këtë tryezë po ashtu janë disa përfaqësues që nuk e njohin Kosovën si shtet. Më vjen keq që përfaqësuesit e institucioneve të përkohshme të Prishtinës nuk janë këtu. Ky është qëndrimi që Prishtina ka mbajtur ndaj rajonit dhe tani po tregon sa e interesuar është ajo,” theksoi Brnabiç.

 

Zjarr Tv Ad