Sarandë, arrestohet një prodhues eksplozivi, zbulohet pasi sulmoi dy vetë me thikë

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dy persona në Sarandë fatmirësisht i kanë shpëtuar një sulmi me thikë që mund t’u merrte jetën dhe kanë përfunduar vetëm me disa plagë. Ata janë E.S, 54 vjeç dhe S.Ll, 62 vjeç, të dy banorë të Sarandës. Policia e shtetit tha se po mjekohen dhe janë rrezikut për jetën. Sulmi ndodhi në orën 14:00 në lagjen nr.2.

Autori i sulmit me thikë është personi në fotografi, Fatmir Jashari, 52 vjeç, që u arrit të arrestohej nga Policia. Edhe ai është banor i qytetit.

Policia ushtroi kontroll në shtëpinë e tij, ku gjeti një sasi nitrat amoni, lëndë e rrezikshme që përdoret si lëndë plasëse artizanale. Po ashtu, 16 kapsolla detonatore dhe 3 fishekë luftarakë, që ia rëndojnë edhe më akuzat Jasharit.

Sipas njoftimti zyrtar, “në përfundim të veprimeve procedurale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. J., 52 vjeç, për veprat penale “Plagosja e rendë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.”

Zjarr Tv Ad