Sarandë/ Kapet 46-vjeçari i shpallur në kërkim për ndërtim pa leje

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 46-vjeçar i shpallur në kërkim për ndërtim pa leje ka rënë në prangat e policisë së Sarandës.

“A. N., banues në Sarandë, ishte në kërkim për ngjarjen e ndodhur më datë 07.12.2018, ku në vendin e quajtur “Tre Ishujt” Ksamil, gjatë ekzekutimit të Vendimit të Gjykatës Administrative Gjirokastër, është konstatuar duke kryer punime ndërtimi pa lejen e organeve përkatëse,”-raporton policia.

46-vjeçari në vijim të veprimeve të kundraligjshme ka prishur objektin “kioskë” duke i vënë zjarrin.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.

Zjarr Tv Ad