Sarandë/ Mbytet 55 vjeçari, policia nis kërkimet

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia ka nisur kërkimet në zonën e Kanalit të Cukës, për kufomën e 55-vjeçarit Arben Shaqiri, banues rom në fshatin Cukë. Burime bëjnë me dije se dyshohet se 55 vjeçari është vetëmbytur si shkak i problemeve familjare.
Mësohet, ndër të tjera se ai ka qenë arrestuar dhe dënuar për ushtrim dhune ndaj bashkëshortes së tij dhe veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës. Në vitin 2005, Shaqirit i kanë përdhunuar e më pas vrarë një djalë 6 vjeç.
Dyshohet se autori ishte një vrasës serial manjak, i quajtur Klodjan Saliaj, i cili më herët kishte vrarë edhe një tjetër 65-vjeçar rom.

Zjarr Tv Ad