Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një automjet i pastrimit është aksidentuar mëngjesin e sotëm në qytetin bregdetar të Sarandës.
Mësohet se mjeti ishte përmbysur në rrugë, ku mbeti e plagosur një punonjëse, ndërsa dëmtoi edhe sinjalistikën rrugore.
Sipas dëshmitarëve, shoferi kishte zbritur nga mjeti, por një nga punonjëset e firmës kishte hequr frenat e dorës, çka ka bërë që makina të lëviz dhe të bjerë në pjesën e majtë të rrugës hyrëse.
Punonjësja e plagosur u transportua në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.