Sarandë, rënie drastike e pushuesve

0
66
Pushues duke bere banjo dielli ne plazhin e Radhimes ne Vlore. Ndonese temperaturat e larta kane filluar prej disa ditesh, plazhet ne vijen bregdetare nga Uji i Ftohte deri ne Orikum, jane pothuajse bosh. /r/n/r/nPeople sunbathing on the beach of Radhime, near the city of Vlore. Although the high temperatures have started for some days the beaches from Uji i Ftohte to Orikum are still almost empty.
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Efektet negative të pandemisë së Covid 19, kanë ndryshuar klimën e biznesit në qytetin bregdetar.

Ndikuar nga pandemia e koronavirusit në Sarandë janë hapur 30% biznese më pak, ndërsa në zonat larg vijës bregdetare vihet re lehtësisht mbyllja e bizneseve.

Zyrtarisht Shoqata e Operatorëve Turistik në këtë qytet nuk ka shifra për bizneset e mbyllura.

“Nuk kemi informacione në këto momente për mbylljen e bizneseve, padyshim që kemi informacione për situatën e turizmit, për ecurinë e vet dhe për kapacitetet në sa përqind luajnë referuar akomodimeve. Hotelet e vijës së parë kanë një akomodin maksimumi deri në 50 % dhe pjesa tjetër vijë e dytë,vijë e tretë kanë ndryshuar pak në krahasim me korrikun por nuk është e mjaftueshme absolutisht aq sa jemi mësuar dhe ka funksionuar sezoni”

Në Sarandë bizneset , kryesisht ato sezonale vuajnë mungesën e blerësve, që në vitet e shkuara ishin kryesisht të huaj.

Zjarr Tv Ad