Sarandë/ Tentoi të digjte fqinjin me benzinë, arrestohet i shpalluri në kërkim

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një person i cili akuzohet se ka tentuar të djegë fqinjin me benzinë, është vënë në prangat e policisë së Sarandës.

I arrestuari është Janaq Xega, 46 vjeç, me banim në fshatin Mursi, Sarandë.

Ndalimi i tij u bë për arsye se Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë në 10 tetor të vitit që lamë pas, e ka dënuar me 2 vite e 10 muaj burgim për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Xega banues në fshatin Xarrë, Konispol të Sarandës, është shpallur fajtor pasi ka tentuar të djegë me benzinë fqinjin e tij P.P., 60 vjeç, në banesën e këtij të fundit.

Në momentin që ka ndodhur ngjarja, ata kanë qenë duke pirë raki në shtëpinë e 60- vjeçarit. Në gjendje të

dehur kanë debatuar me fjalë, duke bërë që 44- vjeçari të rrëmbejë një shishe

me benzinë dhe t’i vërë zjarrin fqinjit të tij.

Fatmirësisht ndërhyrja e familjarëve të të dëmtuarit bëri që të shuhen flakët dhe P.P., të shpëtojë me disa djegie në trup

Zjarr Tv Ad