Sarri: Shpresoj që ‘Topin e Artë’ ta fitojë ky lojtar!

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sarri shpreson që “Topi i Artë” për vitin 2019 të shkojë për futbollistin e skuadrës së tij, Cristiano Ronaldon. Portugezi është një ndër kandidatët për ta fituar “Topin e Artë” për vitin 2019, edhe pse mediat raportojnë se CR7-ta është pas Lionel Messit dhe Virgil van Dijk të Liverpoolit. Sido që të jetë, trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri shpreson që Ronaldo ta fitojë këtë çmim prestigjioz.

Kush mendoni se do ta fitojë Topin e Artë? “Nuk e di, por besoj dhe shpresoj që do ta fitojë Cristiano Ronaldo”, u shpreh Sarri. “Nëse nuk ndodh kështu, do të më vinte keq, pasi po flasim për jë futbollist të klasit botëror, që është gjithmonë aty në majë”.

 

Zjarr Tv Ad