Satelitë shqiptarë në orbitë? Astrofizikantia shqiptare: Fantashkencë e Ramës

0
101
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Astrofizikantia Mimoza Hafizi e quan fantashkencë dhe absurd planin e kryeministrit Edi Rama për të hedhur në orbitë dy satelitë.

Pedagogia pranë Departamentit të Fizikës në Fakultetin e Shkencave të Natyrës prej vitit 1995 me titullin profesor, thotë se Shqipëria nuk ka asnjë kapacitet njerëzor për të administruar dy satelitë.

‘Nëse ne duam te investojmë me hov pa patur njerëzit, mua me duket fantashkencë’, tha Hafizi për News24.

Por edhe nëse plani i kryeministrit bëhet realitet, blerja e sateliteve kushton në bazë të peshës së tyre dhe largësisë që do të mbajnë nga toka. Satelitet lëshohen nga kompani të specializuara që përdorin raketa të fuqishme e te kushtueshme që i dërgojnë satelitet ne orbite. Vetëm pak sekonda i takon Shqipërisë sonë të vogël të monitorohet nga satelitët. Astrofizikania jep kohën ekzakte në të cilën sateliti sipas llogaritjeve te saj qëndron mbi Shqipëri gjatë rrotullimit të tokës. Ajo thotë se funksioni i satelitit nuk do këtë ndonjë dobi krahasuar me këtë kohë dhe kostot.

Nëse Rama i dërgon satelitet statikë ne orbitë, Hafizi e cilëson këtë një ëndërr të bukur e ekstremisht të shtrenjtë. Por a mund te behet Shqipëria vendi lider në rajon me dy satelitë në hapësirë? Pyetjes se perse shtetet e tjera nuk disponojnë satelitë, i përgjigjet: ‘Po se janë të mençur. Nëse ne duam që harxhojmë gjithë buxhetin’.

Edi Rama teksa fliste dje në foltoren e Kuvendit për menaxhimin e krizës energjetike u ndal te mbrojtja e territorit. Në këtë drejtim ai paralajmëroi se Shqipëria do të dërgojë në orbitë, duke nisur nga viti i ardhshëm, dy satelitë, të emërtuar ‘Albania 1 dhe Albania 2’. Sot gjatë një deklarate për medie ka thënë se këto Satelitë do t’i kemi shumë shpejt duke treguar dhe se për çfarë do të shërbejnë.

‘Kini durim, qeshni se e qeshura ju bën mirë, Shqipëria do të ketë satelitë dhe do i ketë shpejt për të forcuar të gjithë territorin në kontrolle, sdo ketë vetëm satelitë por edhe dronë inteligjentë për ta çuar vendin në një nivel tjetër në aspektin e administrimit të territorit. Këto mjete garantojnë një monitorim të territorit për shumë gjëra, që nga kufijtë te ndërtimet që ky territori te monitorimi lidhur me informacionin që u duhet strukturave të shtetit. Të çuarit deri në fund të përpjekjeve për të izoluar tërësisht trafikun e lëndëve narkotike…. Për shumëçka dhe natyrisht edhe për të luftuar krimin e organizuar duke pasur kapacitete monitoruese të paimagjinueshme. Vende tjera të zhvilluara e bëjnë këtë gjë dhe e mira e kësaj kohe është se nuk ka nevojë të jesh një vend super i zhvilluar për t’i vënë vetes në dispozicion mjete të kësaj natyre. Do i kemi shpejt satelitët’, -tha Rama.

Zjarr Tv Ad