Sateliti kinez prek hënën

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në orën 10:26, sipas orës së Pekinit, sonda e telekomanduar “Chang’e-4” u ul në polin jugor “Aitken Basin” të Hënës.

Ulja në sipërfaqen e Hënës konsiderohet si një hap i rëndësishëm në eksplorimin e hapësirës. Ka patur disa misione në Hënë vitet e fundit, por pjesa më e madhe kanë qenë fluturime në orbitën e saj, fluturime të afërta apo prekje. Ulja e fundit e komanduar në Hënë ishte ajo e “Apollo 17” në vitin 1972. Sonda “Chang’e-4” ka dërguar ndërkohë edhe fotot e para nga sipërfaqja e Hënës, që janë shpërndarë më pas nga media shtetërore.

Pa një lidhje të drejtpërdrejtë komunikimi, të gjitha fotot dhe të dhënat duhet të kalojnë përmes një sateliti të veçantë, para se të mbërrijnë në Tokë.

Misionet e mëparshme në Hënë janë ulur në anën e satelitit që është i drejtuar nga Toka, por kjo është e para herë, që një mjet ulet në anën e paeksploruar dhe të largët të tij.

 

Zjarr Tv Ad