Sateliti “Vespucci”; SpaceX e lëshon në hapësirë

0
2

Pajisja e kompanisë SpaceX është nisur në orbitë nga Florida më 23 dhjetor. Çështjet teknike dhe shqetësimet për motin kanë shtyrë lançimin e këtyre pajisjeve, i cili ishte planifikuar të ndodhte më 17 dhjetor. Sekretarja e Forcave Ajrore amerikane, Heather Wilson ka thënë se gjenerata e re e satelitëve është tri herë më e avancuar se versionet e kaluara dhe tetë herë më e mirë në tejkalimin e pengesave. Këto njëherësh do të jenë 32 sistemet e reja GPS III, që do të zëvendësojnë sistemet aktuale që gjenden në orbitë. Megjithatë, shumica e këtyre sistemeve, në vlerë nga 7 deri në 12 miliardë dollarë, nuk do të jenë funksionale deri të paktën më 2022. Sistemet e GPS-it shfrytëzohen për teknologji civile mirëpo edhe për vëzhgim ushtarak dhe si janë udhëzuese për bomba dhe raketa. SpaceX ndërkaq është kompani amerikane që ka fituar më 2016 kontratën për lançim të këtyre satelitëve.