Sazan Guri probleme me shëndetin, kërkon ndihmë: Kam një javë e pak me dhimbje te çapoku

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambientalisti Sazan Guri prej një jave raportohet se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore. Ai shkruan se “prej një jave e pak ka dhimbje te çapoku në të majtë” dhe shton se ka vështirësi në të ecur e dhimbje të forta.

Shënimin, ambientalisti i njohur e ka bërë në rrjetin social “Facebook” dhe kërkon ndihmë nga qytetarët se çfarë mund të jetë. Madje, tregon dhe disa nga dhimbjet që po kalon, me shpresën se ndonjë nga ndjekësit do ta ndihmojë.

Shënimi i plotë i Sazan Gurit:

Një javë me pak dhimbje të capoku në të majtë, sot duke u veshur me pakez nxitim, një të më kapur dhe përfundova duke ecur me cm, derisa vajta te fizioterapisti, ngrohje të zones prapa, voltaren, ilac nga goja etj., dhe u ngrita mezi, dhe nuk ecja as edhe nje cm. Bllokuar totalisht dhe me të bërtitura, djersë, ethe, dridhje. Urgjenca më erdhi shpejt dhe më trajtuan me një gjilperë të fortë qetësuese, që tani po ngrihem me dhimbje me pak…….e kam për here të parë. Kush di te thojë?

Nga se vjen?

Çfarë është?

Çfarë behet në kësi rastesh?

Ku shkohet te fizioterapisti apo te mjeku në spital?

Me se ushqehesh?

Apo shkohet te ai që ka vuajtur po keshtu, pra te doktori apo te ai që voi.

Se mbasi ra nga fiku dikushi, kërkoi që ti vinte jo jatroi, por ai që voi, biles ai që kishte rënë nga fiku…

Flm miq te dashur, pres përgjigje këtu në shtrat, jo i pikelluar, por me dhimbje dhe me shpresë të panënshtruar…SG, ora 17 e 30, dt 23.08

Zjarr Tv Ad