“Scholz refuzoi prerë Ballkanin e Hapur”, Berisha: E përshëndes këtë vendim, interesi më i mirë i shqiptarëve

0
71
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për pas konferencës së kancelarit Olaf Scholz dhe kryeministrit Edi Rama në Berlin. Berisha me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se Scholz shprehu mbështetjen për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Sipas Berishës Scholz ka refuzuar prerë Ballkanin e Hapur mes Beogradit – Tiranës dhe Shkupit. Kujtojmë që dje në konferencë Scholz tha se ka për qëllim të rigjallërojë Procesin e Berlinit, duke lënë në zbehje Ballkanin e Hapur.

Postimi i Berishës:

Nje qendrim ne interes te shqiptareve, paqes, stabilitetit dhe integrimit te rajonit!

Te dashur miq, dje ne nje konference shtypi me Edi Ramen Kancelari i Gjermanise Olaf Scholz shprehu:

1-mbeshtetjen e vendit te tij per hapjen e negociatave me Shqiperine dhe integrimin e saj ne BE.

2- Mbeshtetjen e procesit te Berlinit dhe tregut te perbashket rajonal ne kuader te ketij procesi.

3- Refuzimin e prere te Ballkanit te Hapur, Aleances trilaterale Beograd- Tirane -Shkup te Aleksander Vuçiç si projekt i hegjemonise serbe ne rajon.

Miq, ju ftoj te pershendetim keto qendrime si interesi me i mire i shqiptareve, paqes, stabilitetit dhe integrimit ne rajon dhe pergjigja me e merituar ndaj projekteve aventureske te serbomadhise te presidentit ultranacionalistit serb Vuçiç dhe klikave te tij vasale Rama-Zaev ne Tirane dhe Shkup. Sb

Kujtojmë që dje në konferencë Scholz tha se ka për qëllim të rigjallërojë Procesin e Berlinit, duke lënë në zbehje Ballkanin e Hapur.

Zjarr Tv Ad