Scott: Kosova e Serbia duhet të kthehen në dialog

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

SHBA-ja, por dhe askush tjetër, nuk do të duhej të diktonte se si do të duhej të dukej zgjidhja e kontestit ndërmjet Kosovës e Serbisë, ka thënë ambasadori amerikan në Beograd Kyle Scott, transmeton Koha.net. Ai mendon se zgjidhja duhet të arrihet ndërmjet dy vendeve përmes bisedave të drejtpërdrejta.

“Shtete e Bashkuara të Amerikës dhe askush tjetër nuk do të duhej të diktonin se si duhet të duket zgjidhja”, ka thënë Scott në intervistën e për gazetën e Beogradit “blic “ duke u përgjigjur në pyetjen nëse “kufizimi” ndërmjet Kosovës e Serbisë është zgjidhje.

Sipas fjalëve të tij, përcjell Al Jazeera, është me rëndësi që Serbia e Kosova të kthehen në dialog dhe për këtë arsye SHBA-ja “i ka dërguar Kosovës mesazh të qartë se tarifa që e ka bllokuar (dialogun) duhet të hiqet “.

“Këtë mesazh ua kemi dërguar partnerëve tanë në Kosovës. Po ashtu mendojmë se kthimi në dialog është i rëndësishëm por edhe Serbia duhet ta luajë rolin e vet në mënyrë që procesi të ecë përpara si dhe të zbatohen marrëveshjet e mëhershme e të shqyrtohen kompromiset për të ardhmen”, ka thënë Scott.

I pyetur nëse SHBA-ja do të ndërmarrë edhe ndonjë hap tjetër kudër Kosovës, ai është përgjigjur se “nuk është mirë të spekulohet për hapat potencialë” që shteti i tij do t’i ndërmarrë, por ka thënë se ”SHBA-ja do t’i vazhdojë përpjekjet që të inkurajohet Qeveria e Kosovës t’i tërheqë taksat dhe të kthehet në tavolinën e bisedave.

Ka edhe opsione të tjera që mund të përfshihen, por mendoj se shumë më me rëndësi të përqendrohemi në anët pozitive, siç janë tërheqja e tarifave, kthimi në tavolinën e negociatave, fokusim në dialog dhe arritja e marrëveshjes gjithëpërfshirëse me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, që do të vendoste normalizimi marrëdhëniesh, ky është qëllimi jonë. Kështu do të ndërtohet e përforcohet rajoni stabil ballkanik dhe kjo është në interes të Serbisë, Kosovës e të SHBA-së“,ka thënë Scott.

 

Zjarr Tv Ad