“S’do të lejoj kurrë ambasadoren të futet në zyrën time”/ Mustafa Nano ironizon Berishën: Është njësoj sikur t’i them Dua Lipës s’ke për t’u futur në shtratin tim

0
162
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Mustafa Nano ka ironizuar ish-kryeministrin Berisha nëpërmjet një postimi në rrjete sociale. Ai sjell në vëmendje deklaratën e ish-kryeministrit Sali Berisha ku tha se “nuk do e lejojë kurrë Ambasadoren Yuri Kim që të futet në zyrën e tij”.

Analisti thotë se kjo deklaratë është e njëjtë nëse ai do të thoshte që Dua Lipa nuk do të futet kurrë në krevatin e tij, e shtoi se kjo është e vetmja gjë që këngëtarja nuk e ka në plan.

Postimi i Mustafa Nanos:

“Berisha i thotë Yuri Kim-it: “Kurrë nuk do futesh në zyrën time”. Hahaha! Është njësoj sikur unë t’i them Dua Lipës, se kurrë nuk ka për t’u futur në krevatin tim. Është e vetmja gjë që Dua Lipa nuk e ka në plan.

Zjarr Tv Ad